Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, mblodhi për drekë ish “Ekipin e Unitetit” të Kosovës, që ishin përfshirë në bisedimet e Vjenës 2006/2007” për statusin e Kosovës.
Ish presidenti Fatmir Sejdiu, Blerim Shala – këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj – ish ministër i Punëve të jashtme, Ylber Hysa – ish ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe ish kryeministri Agim Ceku janë disa nga personalitetet që ambasadori Hovenier i ftoi në drekë.
Të gjithë këta dhe të tjerët, ishin të përfshirë direkt në procesin e fazës para pavarësisë së Kosovë, në vitet 2005-2007, kur po diskutohej statusi final i Kosovës.
I ftuar ishte edhe Kai Sauer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit, emisar i OKB-së në negociatat për statusin final të Kosovës.
Një gjë të tillë, e bëri publike vetë ambasadori Hovenier, përmes një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
“Jam i lumtur që do të shtroj një drekë sot për Ambasadorin Kai Sauer, nënsekretarin e Shtetit – Politika e Jashtme dhe Siguri, të Ministrisë së Jashtme të Finlandës dhe anëtarët e ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës. Ne diskutuam punën tonë kolektive të viteve 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
Delighted to host a lunch today for Ambassador Kai Sauer, Under-Secretary of State – Foreign & Security Policy @Ulkoministerio #Finland 🇫🇮 and members of Kosovo’s 'Unity Team.' We discussed our collective work in 2006-07 & our commitment to Kosovo’s continued success. pic.twitter.com/Ffo4nv1nJq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 5, 2022
Një takim të ngjashëm, diplomati amerikan e ka realizuar me 31 maj 2022.
Hovenier në vitin 1999 ishte pjesë e stafit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martti Ahtisaari, si dhe në angazhime të përkohshme në vendet fqinje si Serbi dhe Mal i Zi.
Përveç kësaj, Hovenier në vitit 1999 ka qenë edhe pjesë e delegacionit të ShBA-së për bisedimet paqësore për çështjen e Kosovës, në Konferencën e Rambujesë, e cila ka filluar punimet më 6 shkurt të atij viti.
Ndërkaq atë kohë “Ekipi i Unitetit” negocionte me një ekip të ngjashëm nga Serbia nën ndërmjetësimin nga “Grupi i Kontaktit” në të cilin bënte pjesë edhe ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisaari. Telegrafi/