Site icon Telegrafi

Dialogu Kosovë-Serbi dhe situata gjeopolitike në rajon – SHBA dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për vizitën në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Hovenier shkroi se SHBA-ja dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit Nikos Dendias për diskutimin e shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. SHBA-ja dhe Greqia mbesin partner të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ambasadori amerikan të enjten.

Lexo po ashtu Integrimi evropian dhe formalizimi i njohjes së shtetit të Kosovës – gjithçka nga takimi i ministrit grek Dendias me krerët e shtetit

Ndërsa, ministri grek të mërkurën mbrëma njoftoi se është takuar me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë si dhe Ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në këto takime ai tha se diskutimet kanë qenë të fokusuara në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“U takova me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT – fokusuar në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Dendias në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version