Site icon Telegrafi

Ambasadori i Holandës shpreh përkrahjen për synimet euro-atlantike të Maqedonisë

Dje, kryetari i Aleancës së liberalëve dhe demokratëve të Evropës (ALDE) dhe deputet në Parlamentin e Evropës, Hans van Baalen, në shoqërim të kryetarit të Partisë Liberal-Demokratike të Maqedonisë dhe deputet në Kuvendin e RM, Goran Milevski dhe ministrit Zoran Shapuriq dhe sekretarit të përgjithshëm të Ndëkombëtares liberale, Emill Kirjas realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp.

Në takim u bisedua për perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë dhe për veprimet që ndërmerr Qeveria e re reformiste, si dhe për rezultatet e para të arritura nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e Planit 3-6-9. Nga ana e ambasadorit Plomp, u përsërit pozita e Mbretërisë së Holandës si shtet mik dhe përkrahës i madh i Maqedonisë që nga pavarësimi deri më sot./Telegrafi/

Exit mobile version