Telegrafi

Ambasadori Heldt: Sundimi i ligjit, sundimi i ligjit, sundimi i ligjit – parakusht për investimet e huaja në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt në një intervistë për Telegrafin ka thënë se parakusht për investimet në vend duhet të jetë sundimi i ligjit.

Heldt thotë se kjo mbetet sfidë për imazhin e Kosovës jashtë saj.

“Sundimi i ligjit, sundimi i ligjit, sundimi i ligjit. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm që Kosova shpesh herë ballafaqohet me – le të themi – sfidën e imazhit të saj jashtë vendit. Kjo shpesh arsyetohet me atë se imazhi i një vendi të prekur nga lufta, të cilin ende shumë njerëz e kanë në kujtesë nuk përputhet me realitetin në Kosovë në vitin 2019. Unë jam dëshmitar që secili vizitor që vjen këtu, me plot kuptimin e fjalës, mahnitet me realitetin që sheh në terren. Mirëpo për investitorët sundimi i ligjit është çështje thelbësore. Prandaj, Kosova duhet të paraqitet absolutisht e përsosur në mënyrë për të tërhequr më shumë investitorë potencialë”, tha Heldt.

Sipas tij, fuqia punëtore e mirë-arsimuar duhet të jetë në përputhje me kërkesat e tregut.

Lexo po ashtu Ambasadori gjerman flet për Telegrafin, tregon pritjet nga Qeveria e re - thotë se korrupsioni po e vret besimin e qytetarëve në institucione

“Një fuqi punëtore e mirë-arsimuar dhe e shkathët është shumë e rëndësishme, si dhe ofrimi i arsimit dhe trajnimit kualitativ në përputhje me kërkesat e tregut të punës do të trasonte rrugën për të realizuar këtë. Kjo nuk vlen vetëm për investitorët potencialë nga Gjermania, por nga të gjitha shtetet, së paku shtetet serioze”, u shpreh ai.

Po ashtu, Heldt në këtë intervistë ka folur edhe për vonesat në krijimin e qeverisë së re, për pritjet e shtetit gjerman ndaj institucioneve të Kosovës si dhe për luftën kundër korrupsionit.

Lexo po ashtu Ambasadori Heldt prezanton ajvarin kosovar në zemër të Berlinit

Heldt në njëzet vjetorin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë ka prezantuar ajvarin midis Berlinit.

Ai me anë të një mesazhi në Twitter, ka thënë se gjermanët duhet të hanë më shumë ajvar. /Telegrafi/