Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin, Richard Grenell ka thënë se vendet që përdorin rrjetin 5G të ofruar nga Huawei, janë të rrezikuara që informacioni i nivelit të lartë të keqpërdorët.
Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka treguar se është kërkesë e presidentit Trump që çdo vend të ketë kujdes të shtuar në zgjedhjen e shërbimeve 5G.
“Donald Trump më ka thirrur nga Air Force One dhe më udhëzoi që të sqaroj se çdo vend që zgjedh të përdorë shërbimet e një rrjeti 5G të pasigurt rrezikon informacionin e nivelit të lartë”, ka kërkuar Grenell, përcjell Telegrafi.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1229164331738312706?s=20
Lidhur me këtë paralajmërim, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vendi ynë ndanë të njëjtën bindje me presidentin Trump.
“Kosova si një vend me sektorin më të fuqishëm të teknologjisë së informacionit dhe më me potencial në Ballkanin Perëndimor, ndan të njëjtën bindje me presidentin Donald Trump për nevojën për një rrjet 5G të besueshëm. Kosova do të ofrojë mënyra të tjera për të bashkëpunuar me SHBA-në!”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Kosovo as a country with strong IT sector and potential in WB, shares the same conviction with @realdonaldtrump about the need for a trustworthy 5G rework. #Kosovo can offer creative ways to cooperate with USA! https://t.co/aO6qga5vs7
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 16, 2020
Vitin e kaluar, presidenti Tump kishte vendosur sanksione ndaj Huaweit, me arsyetimin se kërcënon sigurinë kombëtare.
Sidoqoftë, këndvështrimi për kompaninë Huawei në Bashkimin Evropian është më pozitiv, ku Gjermania ka finalizuar rregullat e rrjetit 5G dhe nuk është duke e bllokuar kompaninë. Po ashtu, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pritet t’i jep qasje rrjetit 5G në rrjetin e vendit.
Ndërsa në Shqipëri, zyrtarë të shumicës qeverisëse janë shprehur se vendi duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si Uashingtoni për këtë çështje. /Telegrafi/