Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente të Kosovës.
Rohde tha se Gjermania do të vazhdojë të jetë mik dhe partner i ngushtë për Kosovën.
“Unë pres që të punoj nga afër me ju në intesifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”.
Me 71 vota pro Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Kosovës, pas raundit të tretë.
Ajo njëherësh është personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota.
Congratulations to @VjosaOsmaniMP on her election as Kosovo’s President. Germany will continue to be a close friend and partner for Kosovo. I am looking forward to closely work with you on further intensifying German-Kosovo relations. pic.twitter.com/wNWFZZgv0w
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 4, 2021