Telegrafi

Ambasadori gjerman për procesin e emërimit të noterëve të rinj: Mirëpres sqarimin nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar për procesin e emërimit të noterëve të rinj të Kosovës, duke thënë se emërimi i noterëve të rinj duhet të jetë në standardet ndërkombëtare.

Heldt në një postim në Twitter ka shkruar se kjo nuk është personale por ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivelin profesional të noterëve.

“Mirëpres sqarimin e djeshëm në televizion nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke mos parë pse duhet të nxitohen këto nominime tani. Nuk është personale, por politike, ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivelin profesional të noterëve, të cilët dëshirojnë që Kosova të bashkohet në këtë familje ndërkombëtare.

Ndryshe, ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri kohë më parë ka reaguar kundrejt Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e cila i ka bërë thirrje qeverisë në largim që ta pezullojë procesin e emërimit të noterëve të rinj, deri në krijimin e qeverisë së re.

Lexo po ashtu Tahiri: Jam ndier i ofenduar nga deklarata e BE-së për çështjen e noterëve

Tahiri ka deklaruar se përkundër thirrjes së zyrës së BE-së në Kosovë, e cila ka kërkuar që ky proces të pezullohet, procesi i emërimit të noterëve është legjitim”, ka shkruar ai. /Telegrafi/