Telegrafi

Ambasadori gjerman: Partitë politike të bëjnë kuorumin për mbledhje të Kryesisë së Kuvendit

Foto: Arkiv

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar sot rreth dështimit të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit.

Ambasadori Rohde në një postim të Twitter shkruan se është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre demokratike.

“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre demokratike. Të shpresojmë për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit sa më shpejt”, shkruan Rohde.

Lexo po ashtu Konjufca: Lista Serbe po e shantazhon Kuvendin, por këtë nuk do ta lejojmë

Ndryshe, në dy mbledhjet e fundit, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbajë mbledhje në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas dështimit të mbledhjeve të Kryesisë ka shfrytëzuar të drejtën që vet të caktojë seancë plenare. /Telegrafi/