Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me planin e ri të Qeverisë së Kosovë për çështjen e targave.
Përmes Twitterit, Rohde ka thënë se largimi i targave KM është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit të arritura më herët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nevojitet një arsyetim i shëndoshë për çështjen e targave: Ne si BE dhe QUINT kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM etj. Kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”.
Megjithatë ai thotë se Gjermania ende mendon se duhet të merren parasysh këshillat që periudha tranzitore për largimin e këtyre targave të jetë 12 muaj në total.
“Ne gjithashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm për një periudhë më të gjatë tranzicioni (12 muaj në total) siç parashikohet në marrëveshjen në fjalë”.
Ai gjithashtu thotë se kjo periudhë do të vlente edhe për të zgjidhur në mënyrë pragmatike çështjet e mbetura teknike.
Ambasadori gjerman në Kosovë thotë se do të dëshironte të shihte më shumë përpjekje nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për të depërskallëzuar situatën.
“Gjithashtu do të doja të shihja përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në depërshkallëzimin e situatës. Për shembull, duke u shpjeguar qytetarëve serb realitetin se në Kosovë duhet të përdorni targa të Kosovës”, ka shkruar tutje Rohde.
Plani i ri i Qeverisë së Kosovës, i publikuar më 28 tetor, pritet të zbatohet në tri faza.
E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.
Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës./Telegrafi/
1/3 More common sense needed on the issue of licence plates: We as EU and QUINT have always been clear that Kosovo has the right to phase out of KM and etc. plates. This is in line with the Brussels' agreements.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 1, 2022