Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, pas ngjarjeve të fundit në veri, ka thënë se aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese.
Në një postim në Twitter, Guerot ka theksuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë është rruga e vetme para.
“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga para”, ka shkruar ambasadori francez.
The acts of intimidation are very concerning. Dialogue is the way forward. https://t.co/zDrl9qGvY4
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) December 7, 2022
Shpërthime të shumta dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martën në komunat veriore të Kosovës, ku do të mbahen zgjedhjet për kryetar të komunave.
Incidentet i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se nuk ka të lënduar.
Në njoftimin e policisë u tha se dyshohet për shkrepje armësh e shpërthimesh dhe gjithashtu u bë e ditur se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.
Sipas komunikatës për media, këto incidente kanë ndodhur pasi njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.
Ndaj ngjarjeve kanë reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai gjerman Jorn Rohde. /Telegrafi/