Site icon Telegrafi

Ambasadori bullgar në Maqedoni, Ivan Velikov Petrov prezanton programin bullgar të kryesimit të BE-së

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Velikov Petrov do të prezantojë programin dhe prioritetet e kryesimit bullgar të Këshillit të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca do të mbahet në prani të anëtarëve të përfaqësive diplomatike-konsulare, organizatave ndërkombëtare dhe deputetëve.

Përndryshe, Bullgaria e ka marrë kryesimin e KiE-së nga 1 janari i këtij viti, e deri më 30 qershor. Maqedonia pret shumë nga ky kryesim bullgar./Telegrafi/

Exit mobile version