Telegrafi

Ambasadori britanik takohet me vullnetaret e Dokufestit: Fuqia e qytetarëve mund ta transformojë shoqërinë (Foto)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër “DokuFest” ka nisur dje rrugëtimin e XVI-të.

Në mesin e shumë të pranishmëve ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Ai me këtë rast është takuar edhe me vullnetaret e festivalit, teksa ka pohuar se fuqia e qytetarëve mund ta ndryshojë shoqërinë.

“Më vjen mirë që pata rastin të takojë tri organizata vullnetar në Prizren – Fondacioni Lumbardhi, FEMaktiv dhe Dokufest. Fuqia e qytetarëve mund ta transformojë shoqërinë”, ka shkruar ambasadori në Facebook teksa në mesin e vajzave janë edhe dy flautistet e njohura prizrenase, Kaltrina Krasniqi dhe Nita Krajku.

Lexo po ashtu Me rrëfim për të "Ardhmen", DokuFest nisë rrugëtimin e XVI-të

Ndryshe, festivali që po zhvillohet në qytetin e Prizrenit do të zgjas deri më 12 gusht. /Telegrafi/