Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar për filmin “SHOK” dhe ekipin realizues.
Ai ka thënë se çfarëdo që të ndodhë, ekipi i Kosovës dhe Britanisë se Madhe që qëndron prapa filmit, kanë bërë diçka të mahnitshme, transmeton Koha.net.
“Ata kanë bashkuar Kosovën dhe popullin e saj, kudo që ata janë, duke e mbështetur filmin. Ata kanë bërë që Kosova të konkurroj me më të mirë në botë”, ka shkruar O’Connell.
Ambasadori britanik në fund ka thënë se ekipi realizues i filmit përfaqëson shumë mirë të dy vendet e mrekullueshme( Kosova dhe Britania e Madhe).
“Por, unë po ndjehem optimist!”, ka përfunduar O’Connell.