Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, është shprehur krenar me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Kjo e fundit shpërndau në rrjetet sociale një postim me fotografi nga misioni i saj i kryer në Kosovë muajin e kaluar në bashkëpunim me organizatën e famshme botërore, UNICEF.
Këngëtarja shqiptare e cilësi këtë përvojë si ndër më të veçantat në jetën e saj, ndërsa premtoi se do të vazhdojë që në shfrytëzim të imazhit të saj, do të çojë edhe më përpara kauzat e tilla sensibilizuese.
O’Connell në një ri-shpërndarje të postimit të artistes në rrjetin social Facebook, e ka përgëzuar Ritën për këtë iniciativë, duke shtuar se çdo njeri mund ta ketë vullnetin për të realizuar gjëra të tilla.
“Urime Rita Ora, secili prej nesh mund ta bëjë kontributin e vet”, janë fjalët e ambasadorit britanik në Ksoovë, Ruairi O’Connell.
Kujtojmë që Rita gëzon titullin ambasadore e Kosovës që nga viti 2015, titull ky i cili iu dha nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, në nderim të promovimit të vendlindjes së këngëtares anë e mbanë botës. /Telegrafi/