Telegrafi

Ambasadori britanik në Kosovë do ta përkthejë në anglisht librin “Kangë Popullore Erotike” të Vlora Nikçit

Artistja e njohur shqiptare, Vlora Nikçi, ka bërë të premten promovimin e librit të saj “Kangë Popullore Erotike” në librarinë “Dukagjini” në kryeqytet.

Mes shumë të ftuarish, Nikçin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe figura të rëndësishme të diplomacisë kosovare.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ishte gjithashtu pjesë e mbrëmjes, ku vazhdoi promovimi i librit të parë erotik shqiptar.

Foto: MKRS/Facebook

E ky libër mesa duket është gati që edhe të përkthehet në anglisht nga ambasadori Abbott dhe këtë e ka bërë të ditur vet autorja e librit.

Vlora përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “Kangë Popullore Eoritke” do të vijë tashmë edhe në anglisht.

“Nder i veçantë është për mua dhe librin, që përkthimin e tij në gjuhën angleze do ta bëjë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott. Përmes këtij përkthimi, do t’i japim rast botës të na njohë më mirë”, ka shkruar ndër të tjera Nikçi në Facebook.

Nikçi përndryshe në një intervistë të fundit të dhënë për Telegrafin, kishte folur mbi suksesin e librit, sfidat për botimin e tij dhe dëshirën e saj për të kultivuar trashëgiminë kulturore shqiptare.

Lexo po ashtu N'Mal te Vlora Nikçi, vjelësja e artit popullor erotik

Vëllimi i dytë i “Kangë Popullore Erotike” u promovua të premten, gjashtë muaj pas atij të parit. /Telegrafi/

Vlora Nikçi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)