Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.
Dua Lipa ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime në këtë ngjarje madhore muzikore.
Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadori britanik, Ruari O’Connell duke uruar këngëtaren tonë për këtë arritje.
Ai e ka cilësuar suksesin e 23-vjeçares si arritje e dy shteteve – Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruari diplomati në llogarinë personale në Facebook.
Theksojmë se Lipa ka triumfuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.
Ndryshe, Bebe Rexha ka qenë e nominuar në dy kategori të ndryshme, por që nuk arriti të rrëmbej ndonjë çmim prestigjioz. /Telegrafi/