Telegrafi

Ambasadori britanik në Bosnjë i gëzohet festës së Bajramit: I gatshëm për bakllava (Foto)

Ambasador britanik në Bosnjë dhe Hercegovinë, Matt Field, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit.

Në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi, i cili është shpërndarë edhe nga mediat vendase, Field ka thënë se është i lumtur që do të shënojë këtë festë të madhe me miqtë dhe që është tashmë gati për bakllava dhe ëmbëlsira të tjera.

Mediat lokale shkruajnë se diplomati britanik për një kohë të shkurtër ka fituar shumë simpati të qytetarëve të BeH-së, sepse shumë shpejt u përshtatë me mënyrën e jetesës në në BeH.

Ai thuhet se gjithashtu është shumë aktiv në rrjetet sociale ku komunikon rregullisht me qytetarët. /Telegrafi/