Site icon Telegrafi

Ambasadori britanik: Ka vetëm një fjalë për t’i përshkruar këto vrasje, femicid

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas vrasjes ë dy grave vend brenda pak ditësh.

Hargreaves ka thënë se, femicidi, është e vetmja fjalë t’i përshkruar këto vrasje

“Isha i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave në tre ditë. Ka vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: femicid. Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim – dhe zemërim – ka në shoqëri”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile dhe në biznesin tonë të përditshëm për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë”, ka shtuar më tej Hargreaves.

Exit mobile version