Telegrafi

Ambasadori britanik i drejtohet Rita Orës: Nëse ndihesh e vetmuar, mund të vish në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është në prag të lansimit të këngës së saj më të re “How To Be Lonely”, e cila siç ka njoftuar do të prezantohet sonte në mesnatë.

Duke qenë se të gjithë po presin për projektin e ri të saj që në shqip do të thotë “Si të jesh e vetmuar”, së fundmi Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar për këngëtaren kosovare.

“Nëse Rita Ora ndihet e vetmuar, ajo është gjithmonë e mirëseardhur në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash Abbott.

29-vjeçarja gjithashtu bëri të ditur se këngën “How to be lonely” mund ta blejnë paraprakisht në platformat e muzikës, para se ajo të lansohet të premten e datës 13 mars.

Ky projekt muzikor i Ritës vjen pas një periudhe të gjatë mungese prurjesh të reja, që pas publikimit të albumit të saj “Phoenix” në fund të vitit 2018, sukseset e të cilit po i shijon akoma.

Ylli shqiptar përndryshe ditë më parë përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale zbuloi se po e shikonte solo-këngën e re “How to be lonely”, si fillimin e një ‘kapitulli të ri dhe emocionues’ në karrierën e saj. /Telegrafi/