Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka thënë se marrëveshja për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sot duhet testuar.
Ai këtë e ka thënë duke iu referuar nenit 4 të kësaj marrëveshje ku thuhet se si Kosova ashtu edhe Serbia nuk duhet penguar njëra-tjetrën në sferën ndërkombëtare, dhe se Serbia nuk duhet të pengoi anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Sot, në Paris, Neni 4 i “Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, e sponsorizuar nga BE-ja, do të jetë në provë. Në mbrëmje, do të dimë nëse ka një Marrëveshje apo jo. Siç do të kishte thënë Cervantes: “Provimi i pudingut është në të ngrënë”, ka shkruar Bajrami.
Kujtojmë se sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Çështjet Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, në të cilën pritet të miratohet raporti për Kosovën lidhur me anëtarësim në KiE. /Telegrafi/
Today, in Paris, Article 4 of the EU sponsored “Agreement on the path to normalisation between #Kosovo and #Serbia” shall be put to the test. By evening, we shall know if there is an Agreement or not.
As Cervantes would have said: “The proof of the pudding is in the eating.” pic.twitter.com/Kw65hUUAER— Agron Bajrami (@AgronBajrami) March 27, 2024