Ambasadori i SHBA-së në Sudan është detyruar të strehohet pasi konfliktet e vazhdueshme shpërthyen në kryeqytetin Khartoum, ndërsa janë përshkallëzuar tensionet midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake.
John Godfrey tha se së bashku me stafin e ambasadës janë strehuar në një vend të sigurt pasi u dëgjuan të shtëna të fuqishme në disa zona të kryeqytetit, raporton skynews.
Milicia e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë pretendoi se kishte pushtuar aeroportin e Khartoumit dhe pallatin presidencial, si dhe një aeroport dhe bazën ajrore në qytetin verior të Marawit.
Ajo akuzoi ushtrinë se i kishte sulmuar forcat në një nga bazat e saja ndërsa ushtria sudaneze njoftoi se luftimet shpërthyen pasi trupat e RSF-së u përpoqën të sulmonin forcat e saja në pjesën jugore të kryeqytetit.
Godfrey tha se përshkallëzimi ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe i bëri thirrje udhëheqjes së lartë që të ndalojë përplasjet.
Ushtria tha se RSF ishte përpjekur të sulmonte trupat e saja në disa vende pasi dëshmitarët raportuan të shtëna të fuqishme me armë zjarri në disa pjesë të vendit, duke rritur frikën e një konflikti të plotë.
Tensionet aktuale midis ushtrisë dhe paraushtarakëve rrjedhin nga një mosmarrëveshje mbi mënyrën se si pjesëtarët e RSF-së duhet t’i bashkohen ushtrisë – një proces që është kushti kryesor i marrëveshjes së tranzicionit. /Telegrafi/
https://twitter.com/ikushkush/status/1647151174552887296
There is an attempted military coup in Sudan.
Explosions and gunfire can be heard in the Sudanese capital. pic.twitter.com/iT6PQ9YtBr— Mikhail Kulakov (@mikkulakov) April 15, 2023
#Khartoum #Sudan🇸🇩- Gunfire amid armed clashes within #SportsCity area of the capital city between Sudanese Armed Forces and Rapid Support Forces
(هنا-السودان📹) pic.twitter.com/2yquK5BjJE— CyclistAnons🚲 (@CyclistAnons) April 15, 2023
Just in: Sudan's capital Khartoum rocked by gunfire. https://t.co/OJgpqHKmVg
— MOHAMED SALAD (BARRE) (@Honbarre) April 15, 2023