Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka takuar sot përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, ish-ministrin Nenad Rashiq, ish-deputetën Rada Trajkoviq dhe Nenad Radosavljeviq
Hovenier ka shkruar në Twitter se është mirë të dëgjosh zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës.
“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat e saj më të forta. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/
Kosovo’s diversity is among its greatest strengths. Great to hear from diverse voices representing the Kosovo-Serb community & discuss how community leaders working together can ensure Kosovo delivers for all its citizens. pic.twitter.com/SKZLiRRIj5
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022