Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është takuar me Driton Gashin, drejtorin e Agjencisë e Kosovare të Inteligjencës.
Takimin e ka bërë të ditur vet Delawie përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.
“Gjatë javës jam takuar me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ia shpreha mirënjohjen time për kontributin e tyre për sigurinë në Kosove”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Vizita e Delawies në AKI vjen në kohën e tensioneve që po i shkaktojnë rusët në Ballkan, ndërsa Republika e Kosovës dhe vet AKI janë treguar më vigjilentë në këtë drejtim, ashtu siç janë munduar të bëjnë më shumë edhe në fushën e luftimit të radikalizmit me motive fetare.
This week I met with the #Kosovo Intelligence Agency. I shared my appreciation for their efforts to ensure Kosovo’s security. pic.twitter.com/HklhCb8FKN
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) March 10, 2018