Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në Ditën kombëtare të personave të zhdukur në Kosovë ka thënë se qëndrojnë pranë familjarëve, të cilëve u mungojnë ende të dashurit e tyre.
Hovenier ka thënë se duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi për këto familje.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe 20 vite më vonë, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi për këto familje dhe për ata që që humbën”, ka shkruar Hovenier.
Today, on Kosovo's National Day of Missing Persons, we stand with family members who, 20+ years later, still lack answers about the fate of their missing loved ones. More must be done to ensure justice and closure for these families and those they lost.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 27, 2022
Ndryshe, sot në vend shënohet Dita e personave të zhdukur.
Para 23-vjetësh, më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Në një operacion të planifikuar, u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy në drejtim të Mejës. Grumbullimi i meshkujve në grupe filloi në mëngjes, në një bilanc të tmerrshëm që goditi 15 fshatra të rrethit të Gjakovës.
U ekzekutuan 376 persona, në një prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Të vrarë në këtë masakër mbetën djemtë e burrat në grupe nga mosha 15-60 vjeç. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi. /Telegrafi/