Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për miratimin e rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi si dhe votimin e delegacionit shtetëror në këtë proces.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se SHBA do të mbështet dialogun që do të ndërmjetësohet nga BE për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mirëpres votën e Kuvendit lidhur me Dialogun. Përkrah pjesëmarrjen politike në dialog nën udhëheqjen e BE-së me mbështetjen tonë dhe kjo hap zgjidhje kreative. Ne përgëzojmë udhëheqjen e Kuvendit me gjithëpërfshirjen e delegacionit shtetëror – çelës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/
Welcome Assembly's vote Saturday re Dialogue. Encouraged to see political participation w/ Dialogue under EU lead w/ our support & this opening for creative solutions. We applaud the Assembly's leadership w/ inclusive state delegation–key to achieving comprehensive agreement.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 16, 2018