Formimi i ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Kështu ka thënë për të përditshmen serbe “Blic” ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, duke shtuar se ai nuk sheh arsye e as nevojë për nguti rreth këtij vendimi.
I pyetur për të komentuar mbi faktin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia dorëzoi Parlamentit projektligjin për formimin e Ushtrisë, Scott thotë se nuk duhet nxitohet dhe të shkohet me këtë vendim në Parlament, sidomos tani kur ka tensione në rajon, transmeton Klan Kosova.