Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se viti 2019 duhet të jetë viti kur edhe pritet të ndodh marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj që viti 2019 duhet të jetë viti i një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse raportet mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmirësohen, do të bëhet edhe më keq. Vërtetë nuk ekziston mundësia e vërtetë për ta mbajtur status-quon”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë gjatë një interviste dhënë për Kosevv, transmeton Telegrafi.
Kosnett ka shtuar se vendi i tij dëshiron ta shoh “një marrëveshje kreative dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve”, që duhet marrë parasysh brengat dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të shpërfillet.
Ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilat u bënë thirrje se është momenti unik për arritjen e një marrëveshje. /Telegrafi/