Site icon Telegrafi

Ambasadori amerikan konfirmon mbështetjen për sektorin e arsimit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka theksuar se qeveria amerikane e mbështet zotimin e Qeverisë së Kosovës që në pozita të rëndësishme të vendosen persona të kualifikuar.

Kështu theksoi Kosnett gjatë takimit që pati me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në këtë takim, u shpreh vullnet për bashkëpunim që nga vlerësimi formativ e deri te ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, duke përmendur këtu inkuadrimin e ish bursistëve të mbështetur nga Qeveria Amerikane.

Nagavci e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për programin qeverisës, ku objekt strategjik i tij, janë të gjitha fushat e arsimit në Kosovë ku theksoi se deri në vjeshtën e këtij viti do të krijohet programi për përfshirjen e profesorëve nga mërgata dhe e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin me Fakultetin e Edukimit për t’u siguruar që programet e tij synojnë programe cilësore.

Po ashtu, Ambasadori e ka cilësuar si të nevojshëm edhe krijimin e programeve për mësimin e gjuhëve të komuniteteve.

Në takim u diskutua edhe për funksionalizimin e Bordit të KSHC-së, ku ministrja siguroi se procedura do të jetë transparente.

Ambasadori Kosnett është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të afërt në të ardhmen në fushat që janë me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Në këtë takim përveç Nagavcit i pranishëm ishte edhe zëvendësministri, Dukagjin Pupovci, si dhe shefja e kabinetit të ministres znj. Edita Buçinca, ku pritën ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, zëvendësshefin e sektorit për marrëdhënie me publikun në Ambasadë, Ray Nayler, si dhe Mattheë Cullinane përfaqësues nga USAID-i. /Telegrafi/

 

Exit mobile version