Site icon Telegrafi

Ambasadori amerikan kërkon angazhim më të madh në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett ka publikuar raportin e Transparency International në Twitter, raportin që tregon për nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Kosnett ka thënë se perceptimet për korrupsionin në Kosovë, janë më shqetësuese se në vitin 2017.

Ai ka kërkuar llogaridhënie dhe luftim të korrupsionit nga Qeveria e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“ #CPI2018 ka dalë, dhe perceptimet mbi korrupsionin në sektorin publik në Kosovë në vitin 2018 ishin më të këqija sesa në vitin 2017. Kjo duhet të shqetësojë çdo qytetar të Kosovës. Si mund të ndikoni në llogaridhënien e qeverisë tuaj në vitin 2019? #TëBashkuarKundërKorrupsionit”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori Kosnett.

Kosnett gjithashtu së fundmi ka kritikuar edhe ndërhyrjet në arsim. /Telegrafi/

Exit mobile version