Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë sot Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Delawie në një postim në Twitter thekson se raportet në Kosovë tregojnë se rinia dëshiron uljen e papunësisë dhe liberalizimin e vizave.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit dhe të tregojnë se po dëgjojnë brengat serioze”, shkruan Delawie. /Telegrafi/
.@KDI_kosova's report tells us that #Kosovo's youth want progress on unemployment & visa liberalization. Kosovo MPs should pass Border Demarcation now & show they are listening to these serious concerns. (Comic: Jemi https://t.co/2a8qlU7aZ8) pic.twitter.com/Yc1u3bmqm5
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 20, 2018