Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka thënë se ky komunitetet po përballet me sfida dhe diskriminim në shoqëri.
Hovenier përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se duhet të bëhet më shumë që komuniteti romë i Kosovës të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare.
“Dita Ndërkombëtare e Romëve, ne festojmë trashëgiminë e pasur të komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen. Mbetet për t’u bërë më shumë për të siguruar që romët e Kosovës të kenë qasje të barabartë”, ka shkruar ndër të tjera ambasadori amerikan në Kosovë. /Telegrafi/
This #InternationalRomaDay, we celebrate the rich heritage of the Roma community, while acknowledging the challenges and discrimination they continue to face. More remains to be done to ensure Kosovan Roma have equal access to education, employment & govt services.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 8, 2023