Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Col Rose, i cili sot përfundoi detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier i ka uruar suksese në pension atij dhe ka shprehur falënderime të sinqerta për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak
“Falënderime të sinqerta për Col Rose për 33 vitet e shërbimit të tij ushtarak të përkushtuar në Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht për dy vitet e fundit gjatë të cilave ai shërbeu në Ambasadën amerikane në Prishtinë si atashe mbrojtës”.
“Faleminderit për të gjitha kontributet e tij në misionin tonë dhe i urojmë suksese në pension”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Ndryshe, në shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Rose, në detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së, në Ministrinë e Mbrojtjes sot u mbajt një ceremoni lamtumirëse.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, zyrtarë e oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, zyrtarë nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), KFOR-i, si dhe të ftuar të tjerë. /Telegrafi/
Sincere thanks to Col Rose for his 33 years of dedicated military service to the United States, & in particular for the past two years during which he served @USEmbPristina as Defense Attache. Thankful for all his contributions to our mission & wishing him well in his retirement. pic.twitter.com/U3O6d4AJQV
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 19, 2022