Site icon Telegrafi

Ambasadorët: Brexit nuk i pengon integrimet e Maqedonisë (Video)

Edhe përkundër faktit qëqytetarët britanik vendosën për ta braktisur Evropën, vazhdojnë përpjekjet për zgjerimin e Bashkimit Europian, vlerësojnë ambasadorët e vendeve përfaqësuese në Grupin Vishegrad.

Ambasadori i Polonisë, Jasek Multanowski, tha se Brexit është një brengë e madhe megjithatë duhet të respektohet vendimi i Mbretërisë së Bashkuar dhe të vendoset fokusi tek zhvillimet e së ardhmes rreth asaj se si të kapërcehen pasojat e Brexit. Duke komentuar për krizën politike në Maqedoni, ai tha se Marrëveshja e Përzhinos është akoma valide.

“Tash është herët të thuhet se cilat janë pasojat nga ngjarja e javës së fundit tek aspiratat e Maqedonisë, por definitivisht pajtohem me opinionet që e kam dëgjuar së fundmi se është në dorën e vendeve të Ballkanit Perëndimor të tregojnë vendosmërinë e tyre që të lëvizin përpara. Kriza politike ka zgjatur shumë dhe mendoj se zgjidhja duhet të gjendet në të ardhmen e afërt sepse mund të vërejmë zhgënjim të shoqërisë”, deklaroi Jasek Multanowski, Ambasador i Polonisë, njofton Tv Shenja.

Ndërkaq,ambasadori çek në Shkup, Mirosllav Rames tha se Çekia i mbështet aspiratat e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor duke e përfshirë edhe Maqedoninë që të bëhen pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Mund të konfirmoj se madje sot vazhdojnë diskutimet e ministrave të jashtëm në Pragë, për sa I përket daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Thjeshtë, asgjë nuk ka mbaruar dhe jeta vazhdon. Një vend largohet por kjo nuk do të thotë se një vend tjetër nuk mund të pranohet”, u shpreh Mirosllav Rames, Ambasador i Çekisë.

Zv/kryeministri për çështje europiane i Maqedonisë, Arbër Ademi, tha se vendimi i Britanisë nuk duhet të ndikojë në politikën për zgjerim të Bashkimit Europian, sepse sipas tij, është shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit perëndimor por edhe për Maqedoninë, që të vazhdojnë reformat dhe të bëhen pjesë e familjes europiane.

Rezultati i referendumit të Brexit është diçka që do të marrë një pjesë të madhe të energjisë të vendeve anëtare të BE-së. Gjithsesi nuk duhet ta harrojmë krizën e migrantëve me të cilën jemi përballur të gjithë. Në këtë rast do të faleminderoja për mbështetjen e plotë që e ka marrë Maqedonia për përballjen me të njejtën.

Ambasadorët i kanë bërë komentet gjatë një ceremonie të katërshessë Grupit Vishegrad, që shënoi 25-vjetorin e themelimit./Telegrafi/

Exit mobile version