Nëntë persona humbën mbrëmjen e së hënës dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, pasi një kamion u fut në mes të një turme njerëzish, pranë një tregu Krishtlindjesh në Berlin.
Pas kësaj ngjarjeje, ambasada shqiptare në Berlin ka vënë në dispozicion numrin e emergjencës: +491798215905, për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve shqipetarë në Gjermani.
“Në vijim të njoftimeve në Twitter dhe FB pas sulmit të sotëm në Tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ambasada vë në dispozicion numrin e emergjencës +491798215905, për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve shqiptarë. Lutemi na ndiqni në Twitter dhe Facebook”, shkruan Ambasada shqiptare në Berlin.