Site icon Telegrafi

Ambasada gjermane në Kosovë përdor çokollatat si mjet informimi për liberalizimin e vizave

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka vendosur që përmes një mënyre të veçantë të informojë qytetarët në Prishtinë e Graçanicë për liberalizimin e vizave.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde në një postim në “X” ka shkruar se informatat po i shpërndajnë me ëmbëlsi përmes disa çokollatave festive.

“Sot, Ambasada e Gjermanisë u bashkua me fushatën zyrtare informative për liberalizimin e vizave. Duke shtuar një shije festive, ne ndamë informacionin “si të udhëtosh pas liberalizimit të vizave” mbi çokollata , duke përhapur ëmbëlsi në Graçanicë dhe Prishtinë!”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. /Telegrafi/

Exit mobile version