Telegrafi

Ambasada gjermane: Jemi të shqetësuar me njoftimin e kryetarit Ivanov për amnesti të politikanëve

Ambasada gjermane në Shkup sot bëri të ditur se është mjaft e shqetësuar për shkak të njoftimit të kryetarit Gjorge Ivanov për t’i amnestuar politikanët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasada pret që të respektohet nga të gjitha palët parimi i sundimit të ligjit, duke shpresuar që të mos vij deri te acarimi i krizës politike dhe do të ruhet siguria publike.

Më tej, në njoftimin e ambasadës thuhet se PSP-ja duhet patjetër të vazhdojë me punë, pasi që është kyçe për stabilizimin e shtetit./Telegrafi/