Telegrafi

Ambasada gjermane: Bëni debat paqësorë, demokratik dhe konstruktiv

Ambasada gjermane në Prishtinë përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të enjten të jenë të matur në seancën për demarkacionin.

“Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit dhe seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ne bëjmë thirrje për një debat paqësor, demokratik dhe konstruktiv”, shkruan ambasada e Gjermanisë.

Të gjitha pikëpamjet politike kanë të drejtë të dëgjohen dhe protestat paqësore janë e drejtë e çdo qytetari në demokraci, thuhet më tej në shkrimin e Ambasadës gjermane, transmeton KP.

“Sidoqoftë, kërcënimet apo përdorimi i dhunës për t’i frikësuar kundërshtarët politikë dhe për të influencuar debatet është diçka e papranueshme. Ne i inkurajojmë të gjitha palët të kenë parasysh të gjeturat e fundit të Komisionit Internacional të ftuar nga Presidentja Jahjaga në mars të këtij viti, i cili erdhi në përfundim se procesi i shënjimit të vijës kufitare ‘ishte konform normave internacionale’”, përfundon mesazhi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë. /KP/