Telegrafi

Ambasada franceze: Kosova ka ende shumë për të bërë sa i përket lirisë së shtypit

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.

Lidhur me këtë renditje ka reaguar edhe ambasada e Francës në Kosovë, e cila ka thënë se ende mbetet shumë për tu bërë në lirinë e shtypit në Kosovë.

Lexo po ashtu Reporterët pa Kufij: Kosova në vendin e 75 për lirinë e shtypit

“Këtë vit, Kosova ngritët për 3 vende më lartë në raportin e fundit lidhur me lirinë e shtypit në botë të organizatës “Reporterët pa kufij” . Kosova u rendit e 90-ta në vitin 2016, 82-ta në 2017, 78-ta në 2018 dhe këtë vit është në vendin e 75-të. Përparimi i bërë është për t’u përshëndetur, por ende mbetet shumë për të bërë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Prej vendeve të rajonit Mali i Zi ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104. Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82. /Telegrafi/