Telegrafi

Ambasada e Zvicrës në Kosovë shkruan për rastin tragjik të futbollistes: Florijana Ismaili – buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet

Ambasada e Zvicrës në Kosovë e ka komentuar vdekjen e futbollistes zvicerane me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili.

Në ngushëllimin e Ambasadës shkruan se Florijanës përherë do t’i mbetet buzëqeshja rrezatuese si kujtim.

“Florijana Ismaili – Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet”, duke e ndarë një shkrim të ‘NZZ’, Neue Zürcher Zeitung.

Trupi i pajetë i Florijana Ismailit u gjend dje (e martë) nga autoritetet italiane në 204 metra thellësi të liqenit të Comos.

Ajo u raportuar e zhdukur që nga dita e shtunë, ku edhe dyshohej se kishte rënë në këtë liqen.

Florijana Ismaili (Instagram/_florij)

Ismaili ishte kapiteni e klubit të Young Boys dhe njëra nga lojtarët kryesore të Zvicrës. /Telegrafi/