Telegrafi

Ambasada e SHBA-ve jep informacione për coronavirusin në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka nxjerrë një njoftim në lidhje me coronavirusin dhe informacionet e rëndësishme që duhet të dinë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Ambasada ka bërë të ditur se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhuruar rreth 750 teste që përdoren për të testuar pacientët që dyshohen se janë infektuar me coronavirus në Kosovë.

Lexo po ashtu Edhe tri raste të dyshuara me coronavirus paraqiten në QKUK

Gjithashtu në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tashmë ka të gatshëm pjesën për karantinë në rast të infektimit me coronavirus.

Informacionet, ambasada amerikane i ka dhënë për shtetasit e saj në Kosovë, njoftim të cilin mund të gjeni KËTU. /Telegrafi/