Telegrafi

Ambasada e SHBA-së: Bob Dole të jetë frymëzim për gjeneratat e reja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar senatorin Bob Dole me rastin e ndarjes së tij nga jeta.

“Ndërsa mbajmë zi sot për humbjen e nëpunësit publik të përjetshëm dhe senatorit të lartë të shtetit Bob Dole, kujtojmë kontributin e tij të domosdoshëm në Kosovë dhe punën e tij për avancimin e lirive demokratike në mbarë botën”, thuhet në një postim në Facebook.

Lexo po ashtu ​Ndërron jetë miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole

Ambasada amerikane thotë se shërbimi i Bob Dole le të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat e reja të amerikanëve dhe kosovarëve.

Miku i madh i shqiptarëve, busti i të cilit u ngrit vitin e kaluar në Prishtinë, u nda sot nga jeta në moshën 98-vjeçare.