Site icon Telegrafi

Ambasada e Rusisë: Zaevi është keqinformuar rreth diplomatit tonë (Cicërimë)

Ambasada e Rusisë në Shkup, përmes profilit zyrtar në Twitter, ka reaguar ndaj Kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me deklaratën e tij rreth largimit të diplomatit rus.

Për TV24, Zaev tha se diplomati rus ishte sjellur në mënyrë të palejueshme në Maqedoni, dhe se është paralajmëruar disaherë, por i njëjti ka vazhduar me veprime që nuk kanë qenë të akredituara.

Sipas Zaevit, dëshmi të tilla i janë prezantuar edhe Ambasadës së Rusisë në Shkup.

Mirëpo, përmes cicërimës, Ambasada thotë se Zaevi është i keqinformuar, dhe se largimi i diplomatit rus ishte një befasi.

“Me qëllim, apo jo, Zoran Zaev është keqinformuar. Largimi i diplomatit tonë ishte befasi. Asnjëherë nuk kemi pranuar paralajmërime, e as “dëshmi” për të cilat flet Kryeministri. Edhe më tej konsiderojmë se ky hap është i pabazë dhe dëmton marrëdhëniet ruso-maqedonase”, thonë nga Ambasada e Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version