Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë ka pezulluar punën me palë nga data 1 deri më 11 prill për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe masave të marra nga nga qyteti i Vjenës dhe landeve Austria e Ulët.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë njofton qytetarët se për shkak të masave të reja kundër përhapjes së virusit Covid-19 të ndërmarra nga qyteti i Vjenës dhe landeve Austria e Ulët, Burgenland si dhe me rastin e festës se Pashkëve, nga data 1 deri më 11 Prill 2021, shërbimet konsullore do të ofrohen vetëm për raste emergjente”, ka njoftuar ambasada.
Po ashtu, ata kanë njoftuar për mënyrat e komunikimit për rastet emergjente.
“Luteni që për raste emergjente të lajmëroheni në numrat si vijojnë:
Tel: +43 6642233409 dhe +43 6767861865
E-mail: consulate.vienna@rks-gov.net
Për më shumë informacione lidhur me masat e reja, mund të klikoni në vegëzën e mëposhtme:
https://www.ris.bka.gv.at/GeltendeFassung.wxe…”, thuhet më tej në komunikatë.