Site icon Telegrafi

Ambasada e Kosovës në Holandë publikon numrat emergjentë pas sulmit në qytetin e Utrechtit

Pas një sulmi që mendohet të jetë terrorist, i cili ndodhi sot në një tramvaj në Utrecht të Holandës, ambasada e Kosovës në këtë shtet ka ofruar numrat emergjent për të shtetasit kosovarë.

Ata kanë njoftuar se po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur, ku është raportuar për disa të plagosur, dhe një të vdekur.

Lexo po ashtu Tre të vdekur nga sulmi në Utrecht, policia holandeze identifikon të dyshuarin (Foto/Video)

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë po i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një tramvaj në Utrecht, ku raportohet për disa të plagosur. Me këtë rast, Ambasada ofron këtë numër emergjent për shtetasit e Kosovës: +31 65 385 0307”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/

Exit mobile version