Site icon Telegrafi

Ambasada e Kosovës në Gjermani vë në dispozicion numrat emergjentë për qytetarët kosovarë

Pas sulmit në në Berlin të Gjermanisë, Ambasada e Kosovës atje ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për qytetarët e Kosovës në rast nevoje për ndihmë në lidhje me sulmin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është solidarizuar me popullin gjerman, ndërsa ka dënuar ashpër sulmin e sontëm.

“Dënoj fuqishëm sulmin brutal në Berlin. Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe familjet e viktimave”, ka shkruar ministri Hoxhaj në llogarinë në Twitter.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që gjenden në Berlin dhe kanë nevojë për ndihmë lidhur me sulmin e sontëm, mund të kontaktojnë në numrat emergjentë që ka vënë në dispozicion ambasada e Kosovës në Gjermani: +49 179 36 70 536

Exit mobile version