Site icon Telegrafi

Ambasada e Francës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Erasmus Days 2018

Ambasada e Francës dhe Universiteti i Prishtinës po organizojnë një ngjarje të përbashkët për Erasmus Days 2018.

Universiteti i Prishtinës ka vendosur këtë vit për të thelluar bashkëpunimin me Francën.

Fakultetet e Filozofisë, Ekonomisë dhe Juridik do të paraqesin bashkëpunimin e tyre me tri universitete franceze.

Gjithashtu profesori nga Franca Damien Bazin nga Universiteti i Nicit, Francë,  do të mbajë një fjalim, raporton RTK.

Një program për studimet në Francë dhe një kuis i organizuar nga “Aleanca Française” e Prishtinës janë gjithashtu në program.

Hapja do të jetë sot në amfiteatrin e madh të Fakultetit të Ekonomisë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Francës, zyra e Bashkimit Evropian dhe nënkryetari për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës.

Exit mobile version