Site icon Telegrafi

Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkon të lëshohen fëmijët në pushim për shkak të ndotjes së ajrit

Dragi Zmijanac nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkon të lëshohen fëmijët në pushim dhe të mos lëshohen në çerdhe fëmijët për shkak se për një muaj kemi grimca PM10, mbi 400, 500, 600.

“Kemi secilin fëmijë me probleme të frymëmarrjes, me bronkit. Kjo me të vërtetë duhet të ndalohet”, thotë Dragi Zmijanac duke shtuar se Shkupi bëhet dhomë gazi dhe duke bërë apel të ndërmerren masa për problemin e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Në Gostivar dhe Tetovë ajri për momentin është jashtë kufijve minimal (Foto)

Në shumicën e qyteteve në Maqedoni ajri mbrëmë ishte tejet i ndotur. Ajri vazhdon të jetë i ndotur edhe sot në një pjesë të madhe të qyteteve të Maqedonisë.

Grimcat e dëmshme PM10 në Gostivar arritën deri në 316 ndërsa në Tetovë 160, që është trefish më shumë nga kufijtë e lejuar. Në Shkup ajrin më të ndotur e thithnin qytetar., njofton Telegrafi Maqedoni.

Shkupi përsëri u gjet në vendin e 10-të të qyteteve me ajrin më të ndotur, gjegjësisht në vendin e 7-të.

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur problemin e ajrit si prioritet kryesor qeveritar ndërsa nga opozita maqedonase e akuzojnë se nuk po ndërmerr asgjë për të zgjidhur problemin e ajrit./Telegrafi/

Exit mobile version