Nga ambasada e fëmijëve Megjashi apelojnë se duhet të ndërmerren masa për pëmirësimin e cilësisë së ajrit, për shkak se siç thonë, ajri i ndotur në Maqedoni mund të ketë pasoja serioze në shëndetin e fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndotja e ajrit është një nga faktorët për vdekjen e fëmijëve. Ndotja e ajrit e kalon kufirin e mes gjakut dhe trurit dhe e lëndon rëndë trurin e fëmijëve në zhvillim. Fëmijët janë të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, atyre ju rrezikohet e drejta e tyre elementare – e drejta për jetë. Maqedonia si nënshkruese e Konventës është e detyruar që fëmijëve tu mundësojë të zhvillohen normalisht”, thuhet në reagimin e ambasadës së fëmijëve.
Sipas Bankës Botërore, ndotja e ajrit në Maqedoni vret 1,350 persona në vit, ndërsa fëmijët janë grupi më i ndjeshëm për shkat të organizmit të tyre në zhvillim./Telegrafi/