Site icon Telegrafi

Ambasada e Amerikës në Maqedoni: Nuk mbështesim askënd për zgjedhjet në Maqedoni

Ambasada e Amerikës në Maqedoni ka reaguar ashpër për klasifikimet e mediave që thanë se Ambasada e Amerikës në Maqedoni mbështet kandidat të caktuar për zgjedhjet në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krejt kjo lidhet me lajmin në të përditshmen Vest e cila publikoi kolumnën të ”Washington Times” me autor Jason Kac, drejtor i TSG LLC, shtëpi konsulente për komunikime strategjike dhe për politikë. Për këtë gazeta Vest ka pyetur ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni se a do të thotë kjo se SHBA e mbështesin Nikolla Gruevskin për zgjedhjet e ardhshme të jetë kryeministër. Përgjigja e Ambasadës së SHBA-ve ishte ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin kandidat në zgjedhjet e shteteve tjera. Maqedonia nuk ka pse të jetë përjashtim në këtë rregullore”./Telegrafi/

Exit mobile version