Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, si dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, sot pasdite mbajtën një konferencë të përbashkët për media.
Bahri Hyseni tha se bashkëpunimi me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar përmes ekspertëve britanikë është një hap konkret për sistemin prokurorial.
“Për dy vitet e ardhshme me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar do të bashkëpunojmë për rekrutimin e prokurorëve të ri. Po punojmë në zhvillimin e transparencës dhe për avancimin e llogaridhënies”, tha Hyseni duke shtuar se qasja e ekspertëve britanikë do të jetë në të gjitha proceset e përzgjedhjes së prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Ndërsa Ambasadori O’Connell theksoi se Ambasada ka ofruar mbështetjen për rekrutimin e prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Ky projekt do të jetë mjaft domethënës për rikthimin e besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë”, ka thënë ai. /kp/